FLASH :

Ja si i vidhte në pak minuta bizneset në Durrës hajduti/Momenti kur kapet nga policja bionde dhe kolegu i saj

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vjedhje. Orgito Hajrullaj akuzohet si autori i disa vjedhjeve jo vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, por edhe në Tiranë.

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vjedhje.Orgito Hajrullaj akuzohet si autori i disa vjedhjeve jo vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, por edhe në Tiranë. Blutë informuan se vetëm për muajin korrik, ai dyshohet se ka kryer 11 vjedhje në qytetin e Durrësit në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.

Orgito Hajrullaj rezultonte në kërkim po për vjedhje, ndërsa në momentin e arrestimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.