FLASH :

Arrestohen 2 shqiptarë për posedim dhe trafikim droge në Greqi

Policia greke ka vendosur në pranga dy shqiptarë të moshës 41 dhe 52 vjeç, për posedim dhe trafikim droge mbrëmjen e së hënës.

Gjatë operacionit policor në Kretë u gjetën dhe u sekuestruan:

– 1.92 kg kokainë

– 910 euro para kesh, të fituara nga trafikimi i drogës

– 3 telefona celularë

Droga dhe paratë u gjetën gjatënjë kontroll të kryer në shtëpinë e tyre.