FLASH :

Arlind Qori që dëshiron të ndryshojë Shqipërinë, mbetet në mes të rrugës në Greqi

Arlind Qori, një nga zërat më të zhurmshëm të politikës së re që pretendon se do të ndryshojë Shqipërinë, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një incident aspak të lavdërueshëm. Teksa ndodhej në Greqi për një takim me diasporën shqiptare – pjesë e fushatës së tij për të fituar mbështetje – Qorri është lënë në mes të rrugës nga makina e tij, e cila, sipas raportimeve, ka pësuar defekt.

Ironikisht, ndonëse pretendon se ka vizion për të rregulluar Shqipërinë, Qorri nuk ka qenë në gjendje të menaxhojë as udhëtimin e vet në fqinjin jugor. Pamjet dhe komentet që po qarkullojnë në rrjete sociale e kanë shndërruar incidentin në objekt talljeje, me qytetarë që pyesin: “Nëse s’të çon makina në destinacion, si do na çosh ti neve në ndryshim?”

Ky incident, ndonëse i vogël në natyrë, ka ekspozuar një kontrast të madh mes fjalëve dhe realitetit të një figure që pretendon të përfaqësojë të ardhmen politike të vendit. Dhe ndërsa ai përpiqet të mbledhë vota mes emigrantëve, shumë shqiptarë po pyesin veten nëse “ndryshimi” që premton Qorri nuk është gjë tjetër veçse një fjalë e bukur, por pa rrugëdalje.

Klikoni më poshtë për të parë videon :