Pak ditë më parë një minator ka mbetur i bllokuar nën rrënojat e minierës në Klos. Megjithëse kanë kaluar disa ditë që nga incidenti, trupi i tij ende nuk është nxjerrë, duke lënë jo vetëm familjen, por dhe komunitetin në ankth të vazhdueshëm. Ky incident nuk eshte as i pari as i fundit që ndodh dhe ngre dyshime mbi përgjegjësinë e autoriteteve për të vepruar me urgjencë.
Ndërkohë, Arlind Qori, i cili më parë shfaqej si një mbrojtës i flaktë i të drejtave të minatorëve, duket se ka ndryshuar fokus. Kohëve te fundit ka qene i ftuar në televizione të ndryshme si Euronews dhe Top Channel. Qori shfaqet i përqendruar më shumë në ambiciet e tij politike dhe në përpjekjet për të siguruar vota për të hyrë në parlament.
Duket qarte përqendrimi në karrierën e tij politike. Si një ish-protestues i flaktë për të drejtat e minatorëve, sot ai duket se ka zgjedhur rrugën e karrierës politike në vend të mbrojtjes së atyre që pretendonte se përfaqësonte. Arlind Qori bën fushatë në studio televizive, ndërsa një minator lufton për jetën në errësirën e minierës.
Kjo situatë ka shkaktuar indinjatë publike, duke ngritur zërin e qytetarëve që kërkojnë jo vetëm drejtësi për minatorin e bllokuar, por edhe transparencë dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që pretendojnë të jenë zëri i tyre. A është Arlind Qori një përfaqësues i vërtetë i punëtorëve, apo thjesht një tjetër politikan që kërkon pushtet?







