Një peshk gjigant rozë, një pallua shumëngjyrësh, një avion me flamurin kombëtar. Këta janë arkivolët e fantazisë në Ghana, të quajtur Abebuo dhe përkthehet “proverbë”.
Secili krijohet jo vetëm për të përcjellë të ndjerin, por për të mishëruar esencën e jetës së tij, raporton AP. Një fermer nuk vendoset në një makinë sepse arkivoli i tij merr formën e mjeteve që përdorte apo të mbjellave që kultivonte. Krijimi është një metafodë, një gjëegjëzë e drunjtë, një amanet.
Arkivolët e fantazisë janë të zakonshëm për popullin Ga në Accra, por po kthehen në një praktikë të përhapur pasi zëvendësojnë kutitë e drunjta me ngjyrat e tyre.
Kur një familje humbet dikë, ata mblidhen për të vendosur si do ta nderojnë. Ata shkojnë te një marangoz dhe kërkojnë ndihmën e tij për të krijuar diçka të përshtatshme.
Zgjedhja varet nga secili. Arkivolët në formë luani janë vetëm për udhëheqësit sepse ai përfaqëson pushtetin. Në Labadi, në periferi të Accra, familjet mbretërore lidhen me emblemën, gjelin. E dreja nuk është arbitrare por pasqyron identitetin, pozicionin dhe statusin.
Për çdo arkivol nevojiten rreth dy javë. Çmimi nis nga 700 dollarë, por ndryshon në varësi të drurit dhe dizajnit.
Ceremonitë mortore në Ghana janë të gëzueshme. Njerëzit i shohin si një mundësi të fundit për të nderuar të vdekurit dhe i përcjellin me muzikë, kërcim dhe shpalosin trashëgiminë kulturore.
Koleksionuesit i shohin këta arkivolë si vepra arti. Disa prej tyre nuk mbajnë kurrë trupa dhe shkojnë në muze të ndryshëm në botë.
Në funerale, prania e një arkivoli të tillë shndërron gjithçka. Mëria zëvendësohet nga admirimi i artizanatit, ngjyrave të gjalla, formave dhe imagjinatës së pakufishme.
E qeshura përzihet me lot dhe vuajtja zbutet nga krijimtaria. Për ata që mbeten ende gjallë, një arkivol i tillë është një histori e gdhendur në dru, një proverbë për t’u lexuar.