FLASH :

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin ndaj tij: U zgjova në spital pasi humba ndjenjat, Andi Maloku hapi derën po u rrëzua

Në zgjedhjet e fundit, Arjan Ndoja u zgjodh si deputet i Partisë Demokratike, pas një karriere të gjatë në sistemin e drejtësisë. Sot, ai është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të dëshmisë së dhënë në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Plarent Dervishaj, lidhur me atentatin e bujshëm të vitit 2019 në Shkozet, ku Ndoja mbeti i plagosur dhe shoferi i tij, Andi Maloku, u vra.

“Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit tetor kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që më pyet. Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjatë muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte. Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.”

“Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon, këtë e njohur si avokat. Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.”

“Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri. Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi; sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastikë, plumbat vinin nga mbrapa. Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrin dot. Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri. S’jam i sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë. Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam parë veten në spital.”

“Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastaj, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën. Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur dhe nuk kam shqetësime.”
“Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat. Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.”

“Kam një shtëpi në shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se çfarë borxhi u kam. I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zëvendëskryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vettingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh.”

“Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vettingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evituar operacionalen. Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.”

“Nuk jam takuar më me Pëllumb Muharremin. Me Genc Malokun kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua. Me Dorian Shabën nuk kam pasur komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit.”

Pyetje nga SPAK: E njihni Halit Valterin?
Ndoja: “E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qëparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxori videon në Kuvend, por nuk e di a janë ata.”
“Sipas asaj që kam pyetur edhe Basir Meçen, babain e Julian Meçes (i pandehur në proces), nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Një djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.”
Ndërhyn Plarent Dervishaj në sallën e gjyqit:
“Mu drejto me emër mua.”