FLASH :

Arbenita me vajzën në Shkup, por s’e lejon Feron t’i afrohet! Konflikti me ish-burrin dhe sherri publik mes tyre

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram, ku shihet në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit bashkë me vajzën e saj Ninën. Ajo ka shkruar në mënyrë thumbuese: “Na kap nëse mundesh”, një frazë që është interpretuar menjëherë si një mesazh direkt ndaj Feros.

Ky postim vjen në një kohë ku ish çifti ndodhen në një proces gjyqësor, pas akuzave për kërcënime ndaj Arbenitës nga Fero, të cilat u bënë edhe publike. Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Screenshot_7

Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024.

arbenita (4)

“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”, citohet të ketë thënë ai në një prej episodeve të përsëritura të ofendimeve. Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”.

arbenita (5)

Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike. Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”. “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt me m’than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita (2)

Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj.

arbenita (3)

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehej ai.

arbenita (6)
arbenita (1)
arbenita ismajli
arbenita ismajli1