FLASH :

Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit!

Apple ka përditësuar udhëzimet e sigurisë për përdoruesit e iPhone, duke këshilluar që pajisjet e karikuara të vendosen vetëm në sipërfaqe të forta dhe të ajrosura mirë. Arsyeja? Bateritë litium-jon gjatë karikimit ngrohen natyrisht, dhe nëse nxehtësia bllokohet, ajo mund të shkaktojë dëmtime serioze si djegie të pajisjes, zjarr apo dëme në tekstile si çarçafët.

Autoritetet e zjarrfikësve dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorit kanë dokumentuar raste të kabllove të shkrira dhe çarçafëve të djegur nga karikimi pranë shtratit. Apple kujton se telefoni është një pajisje teknologjike precize, jo një lodër e butë, ndaj duhet kujdes gjatë karikimit dhe vendosjes së tij në ambientet e gjumit.

Mbani gjithmonë telefonin tuaj në një vend të sigurt dhe të ajrosur gjatë karikimit!