FLASH :

Apeli i Posaçëm do të presë Kushtetuesen për masën e pezullimit për Ballukun

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën e sotme.

Sa i përket pjesës së vendimit që lidhet me masën ndaluese që lidhet me pezullimin nga funksionet zyrtare, Apeli i GJKKO ka vendosur ta pezullojë shqyrtimin e kësaj pike deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet në themel për këtë rast.