FLASH :

Antonio Tajani: Arritja e një marrëveshje paqeje Ukrainë- Rusi deri në fund të vitit, e pamundur

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ka deklaruar se arritja e një marrëveshje paqeje Ukrainë- Rusi deri në fund të vitit, është diçka e pamundur që të arrihet.

‘Lidhur me Ukrainën, situata është shumë e vështirë. Ne po mbështesim angazhimin e Presidentit Trump për paqe, që të gjejë një zgjidhje, por nuk jam shumë optimist për shkak të Putinit. Besoj se do të jetë e pamundur të arrihet një marrëveshje para Krishtlindjeve. Propozimi italian është zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje. Ne besojmë se është gabim të dërgohen ushtarë pas marrëveshjes, Gjermania dhe Polonia mendojnë të njëjtën gjë, dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar Putinin është të ndalohet rrjedha e parave drejt Moskës”, tha ai.