FLASH :

Andi Shehu dhe Enki Nako bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë të djalit

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Andi Shehu dhe Enki Nako, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Enki përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe emrin e djalit të tyre: Amor.

“Ky është Amor, dashuria më e madhe e mamit dhe babit. Për të gjithë ata që kanë kuriozitet të dinë si duket, imagjinoni @andi.shehi2 në miniaturë,” shkroi Enki, duke lënë të kuptohet se i vogli ngjan me të atin.

Andi, nga ana tjetër, ka ndarë emocionet e përjetuara në momentin që mësoi se do të bëhej baba, duke e përshkruar atë si ditën më të bukur të jetës së tij:
“Kam përjetuar shumë emocione të ndryshme… por çdo gjë ndryshoi këtë ditë. Dita që mora vesh që do të bëhesha baba… Dita më e bukur e jetës time deri tani!”

Çifti kishte zbuluar pritjen e ëmbël gjatë një interviste pas fejesës, ndërsa në nëntor 2024 ata bënë publike edhe gjininë e bebit në një festë të veçantë “baby gender”, ku u mësua se do të bëheshin me djalë.

Me ardhjen në jetë të vogëlushit Amor, një kapitull i ri ka nisur për Andin dhe Enkin – tashmë në rolin e prindërve.