Avokati I njohur Altin Goxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar, sipas tij disa gënjeshtra të thëna nga aktivisti I nismës thurje, Endri Shabani.
Goxhaj ka dëgjuar një deklaratë të tij, për reform Zgjedhore, ku në mes futej dhe Soros, e kjo nuk e ka lënë dot pa reaguar.
Në një emision televiziv Shabani është shprehur: “Ka pasur një version fillestar të Reformës ku ekspertët kanë marrë mbështetje financiare nga fondacioni i Soros. Ajo që di është që ai version është denoncuar dhe nga Basha dhe rolin kryesor e ka marrë ambasada amerikane. Kjo e fundit përfaqëson SHBA-në, që drejtohet nga Presidenti, i cili nuk është shumë miqësor me Soros.”
Goxhaj është shprehur se në këtë deklaratë janë 3 gënjeshtra në 30 sekonda sepse e vërteta është ndryshe, pasi dhe Soros ka dorë në atë reformë.
Postimi i plotë i Goxhajt:
3 GËNJESHTRA TË ENDRI SHABANIT TË SOROS PRO SOROSIT NË VEÇ 30 SEKONDA 😀 SPS “ÇFARË PJELL MACJA GJUAN MINJ” THOTË POPULLI!
Nga Avokati Altin Goxhaj përfaqësues i @Levizja AntSoros Hahahaa dhe ju prisni që nga macja e Soros të mos lindin kotele sorosi që do bëhen mace Sorosi si paraardhësit 😀
Pyet Arian Çani: “Reforma në Drejtësi është amerikane apo e Soros?”
Përgjigjet @Endri Shabani i Soros dhe Nismës Thurje: “Ka pasur një version fillestar të Reformës ku ekspertët kanë marrë mbështetje financiare nga fondacioni i Soros. Ajo që di është që ai version është denoncuar dhe nga Basha dhe rolin kryesor e ka marrë ambasada amerikane. Kjo e fundit përfaqëson SHBA-në, që drejtohet nga Presidenti, i cili nuk është shumë miqësor me Soros”, ka thënë Endri Shabani.
3 gënjeshtra në 30 sekonda sps e vërteta është se: 1. Ekspertët kanë qenë të Soros dhe janë ata kanë shkruar Reformën nga fillimi në fund madje edhe gjithë ligjet bazë! 2. Lyli i Soros nuk ka denoncuar kurrë Sorosin në 2015-2016 në lidhje me Reformën Soros kur është bërë Reforma në Drejtësi madje Gaz Bardha nr 2 i PD paguhej si ekspert i Soros (e ke te deklarimi i pasurive Endro). (Takimi dhe marëveshja e Soros me Bashën për këtë qëllim më është njoftuar në kohë reale kur po ndodhte nga një nga drejtuesit e Nismës Thurje në Hotel Tirana në 5 Dhjetor 2014 🙂 dhe kjo u zbulua me dokumenta origjinalë për të gjithë nga wikileaks në Gusht 2016). Kujto Endri se ideja për Reformën në Drejtësi u prezantua dhe u kërkua zyrtarisht në 2013 në Hotel Sheraton nga Fondacioni Soros në Tiranë, dhe kërkesa zyrtare drejtuar gjithë Ambasadave sdms asaj Amerikane dhe të BE-së, ishte e shkruar e zeza në të bardhë në Strategjinë e Fondacionit Soros 2014-2017 ku thuhej tekstualisht se “Fondacioni Soros do të lobojë pranë Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të BE për shkak të influencës por edhe presionit që mund të ushtrojnë ndaj klasës politike në rast pengesash”. 3. Trump ka ardh në pushtet në 20 Janar 2017 ndërsa Reforma ka kry punë me ligjet bazë deri në Dhjetor 2016 para fitores së Trump!
Nuk po i hy këtu që gjithë drejtorët e Soros sot drejtojnë KLGJ, KLP, KED, Inspektoriatin e Drejtësisë madje edhe përfaqësojnë Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut!
Pra Endri Shabani nuk kemi gjo me ty si Endri pse financohesh prej 10 vjetësh nga Soros me rroga apo bursa, por si përfaqësues dhe zë i ri i Soros në Politikë njësoj si dikur Veliaj