FLASH :

Alpinisti 102-vjeçar hyn në Guinness si personi më i vjetër që ngjitet në malin Fuji

Kokichi Akuzawa, 102 vjeç, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si personi më i moshuar që ka arritur majën e malit Fuji (3.776 metra).

Ngjitjen e realizoi më 5 gusht, i shoqëruar nga vajza e tij 70-vjeçare, mbesa dhe disa miq nga një klub alpinizmi. Grupi kampoi për dy netë para se të arrinte majën.

Akuzawa, i cili kishte thyer të njëjtin rekord edhe në moshën 96-vjeçare, tha se këtë herë përjetoi vështirësi të mëdha për shkak të moshës dhe shëndetit, por ia doli falë mbështetjes së familjes.

“Realisht doja të dorëzohesha në gjysmë të rrugës, por falë ndihmës së të tjerëve arrita në majë. Nuk e marr asnjë mal si të mirëqenë në këtë moshë,” u shpreh ai./