FLASH :

Aleatja e ngushtë e Putinit dënohet me 7 vjet burg, Kremlini: Kjo është shkelje e demokracisë

Një gjykatë në Moldavi, dënoi me shtatë vjet burg aleaten e ngushtë të Vladimir Putin, Evgeniya Gutsul. Rajoni i Gagauzisë, një enklavë autonome Moldavisë, ka pasur historikisht lidhje të forta me Moskën, dhe udhëheqja e saj ka qenë shpesh një pikë kyçe në lidhjet moldavo-ruse.

Një gjykatë në Moldavi, dënoi me shtatë vjet burg aleaten e ngushtë të Vladimir Putin, Evgeniya Gutsul. 

Gutsul mbante postin e kreut të Gagauzisë – një rajon autonom i Moldavisë i cili  ka pasur historikisht lidhje të forta me Moskën, dhe udhëheqja e saj ka qenë shpesh një pikë kyçe në lidhjet moldavo-ruse.

Prokurorët thanë se Evgenia Gutul kishte dërguar sistematikisht fonde të padeklaruara në Moldavi midis viteve 2019-2022 për të financuar partinë tani të ndaluar të Ilan Shor, një biznesmen pro-rus në mërgim.

Dënimi i Gutsulit mund të interpretohet si një mesazh i qartë i autoriteteve për të përforcuar sundimin e ligjit dhe për të ndryshuar ndikimin rus në politikën e brendshme. Nga ana tjetër Moska i mohon akuzat për ndërhyrje në Moldavi.

Gutul u shpall gjithashtu fajtore për marrjen e 2.5 milionë dollarëve nga një “grup i organizuar kriminal” për të koordinuar aktivitetet e partisë në disa rajone moldave.

Ky vendim nuk ka të bëjë fare me drejtësinë. Kjo është një masakër politike “, tha ajo.

Kremlini e dënoi dënimin si të motivuar politikisht dhe akuzoi Moldavinë për shkelje të demokracisë.

Ne shohim se si opozita po shtypet në çdo mënyrë të mundshme”, tha zëdhënësi Dmitri Peskov.

Më shumë se 100 persona u mblodhën pranë gjykatës në kryeqytetin moldav, Kishinau, në mbështetje të Gutulit, duke brohoritur “Turp” dhe duke kritikuar qeverinë.