Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe ministri socialist Taulant Balla janë parë në një qendër të numërimit të votave, teksa së bashku shijonin me gaz fitoren e socialistëve, të cilët në këto zgjedhje kanë triumfuar kundrejt opozitës me 83 mandate. Lapaj, padyshim, ka pasur pjesën e tij në këtë rezultat, pasi i ka hequr Partisë Demokratike thuajse 10% të votave në çdo qark, duke u bërë automatikisht, së bashku me Endri Shabanin, një patericë e Edi Ramës për ta mbajtur këtë të fundit në pushtet.







