“Aleanca e Qelbësirave”, kështu do ta quante në vitin 2013 Sali Berisha, paktin që Edi Rama kishte bërë sipas tij, me një numër të lart personash të inkriminuar dhe me precëdentë penalë, që u katapultuan në politikë nga “Rilindja”, një pjesë e mirë e të cilëve sot, janë në burg, në hetim, ose janë përjashtuar nga politika falë ligjit të “Dekriminalizimit”.
Por duhet thënë edhe se, disa syresh, vazhdojnë të punojnë nën rrogoz për Partinë Socialiste, duke i mbledhur vota anembanë Shqipërisë.
Pjesë e kësaj “Aleanace” famëkeqe për Berishën ishte edhe Ilir Meta.
Por sot duket se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, janë bërë bashkë në atë që duket si shembelltyra më kuptimplotë e “Alenacës së Qelbësirave” kundër Drejtësisë se Re, asaj që duhet se ka nisur punën me themel, që t’i japë Shqipërisë Republiken nr. 2 të periudhës post-komuniste, një republikë të pastruar nga llumi qeverisë dhe korruptiv, që e la Shqipërinë në humnerën 33 vjeçare të prapambetjes, si një ndër vendet më të varfra në Evropë.
Në fakt, të tre drejtuesit e partive kryesore parlamentare, njëri i burgosur, tjetri në gjykim dhe i fundit në panik, që pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duket se kanë shtrënguar duart e zullumeve kryesore te tranzicionit raskapitës shqiptar, për të goditur SPAK dhe drejtësinë e pavarur në tërësi, për të mbrojtur interest e tyre dhe plaçkën e vjedhur prej nipërve, mbesave, fëmijëve, familjarëve apo rrethit të tyre nepotik.
Qoftë kjo një marrëveshje e heshtur apo në koordinim të mirëfilltë me njëri-tjetrin, ajo që është e sigurt, është se politika e vjetër, që padyshim përfshin edhe Edi Ramën, i cili ka 26 vjet në politikën aktive shqiptare në pushtet (lokal ose qëndror), është e tmerruar se mund t’i rrëshkasë terreni nën këmbë, nga një drejtësi realisht e pavarur dhe e pakontrolluar.
Dallohet qartë dhe një frikë e kryeministrit, se nën valën e re të efekteve globale të erës së re “Trump” që fryn nga përtej Oqeanit dhe që në fakt me shumë se një erë, duket si një uragan, mundet që atij i bien edhe garancitë, që ai vetë deklaroi se nuk po janë më, e një kundërpale të pavarur garante që të kontrollojë që Drejtësia e Re, mos të dalë nga “binarët”.
Me këtë Rama, nuk do të të thoshte që të mos dalë nga binarët e tij, por me siguri nga ato të administratës demokrate amerikane, e cila kishte ruajtur balancat 4 vitet e fundit të reformës në drejtësi.
Duket sikur retorika e Ramës lë të kuptojë pikërisht këtë, që me Trumpin, nuk duhet t’i zihet më besë një drejtësie që nuk ka më për garante të majtën amerikane.
Kjo frikë për ironi i jep pak të drejtë Metës, i cili gjithnjë kishte theksuar cështjen e sovranizmit, sa herë ndihej në rrezik nga drejtësia, duke nënkuptuar se gjyqësorin shqiptar s’mund ta marrin në duar të huajt.
Sot e kuptojmë më mirë këtë rrezik. Në fakt me një administratë të ndryshme amerikane, mundet që Rama të pësojë dhe Berisha të shpëtoje. Por kjo gjithsesi s’mund ta çlirojë, as Metën dhe askënd prej trekendësiht të “Alenacës së re” kunder drejtësisë, nga batërdia e tyre politike prej tre dekadash.
Por pyetja që mund të ngrihet por që e ka dhe përgjigjen brenda është, a do të ishte më e mirë një drejtësi totalisht shqiptare? Histotria ka treguar që jo. Kjo s’do të thotë se smund të ndodhë në një moment të caktuar, por në kushtet aktuale, duket sikur konditat nuk janë ende të pjekura mjaftueshëm.
Ndërkohë që retorika e ngazëllyer e Berishës, lëshon sinjale shprese, se me Trumpin në SHBA, atij mund t’i hiqet “non grata” dhe ta jetojë pensionin e mbetur i qetë. Edhe sikur kjo të ndodhte realisht, Partia Demokratike ka rënë në një hendek, nga i cili jo vetëm që s’ka Belo e Salianj që e nxjerr, por do të duhehsin vite e vite të tera pune, për ta bërë sërish të konkurrueshme.
Në fakt kjo parti sot rrezikon të dalë e treta, duke ja lënë stafetën partisë së një tjetër “non grate”, Tom Doshit, i cili edhe pse në hije, vazhdon të marrë tendera, leje ndërtimi dhe të fuqizohet ekonomikisht, që më pas të arrijë suksese edhe politike, për të mbajtur në këmbë me vota në parlament edhe qeverinë e Edi Ramës.
Partitë e reja, avazi i vjetër
Por në këtë panoramë politike, partitë e reja, duken tërësisht aventureske, për të menduar se mund të drejtonin Shqipërinë.
Asnjë prej tyre nuk ka dhënë sprova publike, politike, apo sociale se meriton që t’i besohet se mund të qeverisë vendin.
Njëri prej tyre është rritur me sipërmarje private për inetresat e veta, dy të tjerët duke ngrënë fondet e majme të OJQ-ve dhe tjetri akoma me dogma ideologjike të një kohe të zymtë të shkuar dhe pa dritë në horizont për t’u rithyer më.
Në këtë rebus të pazakontë ku ndodhet politika shqiptare dhe në pritje që dhe në vendin tonë të lindë një Mesia politik dhe një Falkone juridik, duket se plani i drejtësisë për të goditur krimin politik pa kompromis dhe pa një plan strategjik, mund të shohë që t’i frenohet pak vrulli tani që “Aleanca” anti-drejtësi po merr permasa më të gjera.
Kemi kaluar shumë shpejt nga “nuk komentojmë vendimet e drejtësisë”, në “kjo drejtësi duhet të ketë një palë garante”, që të mos besojmë se mund të ketë dhe një fazë të mëtejshme ku nga fjalët, të kalohet te aksionet bllokuese dhe sabotuese ndaj drejtësisë.
Një Amerikë selektive apo mbi palët si garant për drejtësinë e re?
Do mbetet të shihet nëse Drejtësia e re, do të marrë të njëjtin suport nga administrate amerikane aktuale apo do të lihet në mëshirën e fatit të vet.
Nëse ndodh kjo e dyta, pra nëse bie garancia amerikane, patjetër që drejtësia do të shkërrmoqej nga dinosaurët politikë.
Nëse garancia amerikane mbetet, mbetet gjithashtu për tu parë nëse ajo do të vijojë të jetë mbi palët (sikurse ka qënë deri tani, madje duke qenë më e ashpër ndaj ekzekutivit se sa opozitës, mjafton të shohim numrin katërcipërisht disproporcional të të arrestuarve, hetuarve, dënuarve) apo selektive.
Në rast se ajo do të jetë selektive, mund t’i japë kurajo liderit aktual apo atij pasues, që të devijojë lehtësisht nga një lider demokratik, në një autoritar kronik, dhe vendi të rrëshqasë në një jo-demokraci, gjë që ka qenë në limitet e së mundurës deri tash.