Një alarm për bombë ka shkaktuar panik pasditen e sotme në qendër të Tiranës, ku është raportuar për një mjet shpërthyes të dyshuar në parkimin e hotelit luksoz “Plaza”. Ndërkohë, një nga pasojat më të menjëhershme ka qenë bllokimi total i qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit. Trafiku në zonën qendrore është paralizuar, duke krijuar një situatë kaotike në gjithë Tiranën. Rrugë të rëndësishme si bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe “Myslym Shyri” janë përfshirë nga bllokime të gjata automjetesh.
Dyshohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë, pasi deri më tani nuk janë gjetur gjurmë të ndonjë mjeti shpërthyes. Hetimet janë në vijim për të zbuluar autorin e telefonatës anonime dhe për të garantuar sigurinë në zonë.