FLASH :

Alarmi i aktivistit të huaj/ Momenti kur gjarpëri në Vjosë ngordh për shkak të ndotjes së tmerrshme nga nafta

Një video e publikuar së fundmi nga një aktivist i huaj ka tronditur rrjetet sociale, duke treguar momentin kur një gjarpër gjendet i ngordhur në lumin Vjosë, si pasojë e një ndotjeje të rëndë me naftë. Aktivisti mjedisor Ulrich Eichelmann, i njohur për angazhimin e tij në mbrojtjen e lumenjve të Europës, denoncoi publikisht ndotjen alarmante në një nga parqet kombëtare më të rëndësishme të Shqipërisë.

“Bukuria e Shqipërisë errësohet nga një realitet i tmerrshëm,” shkroi ai në rrjetet sociale, teksa ndodhej pranë një derdhjeje masive dhe afatgjatë të naftës në Vjosë. Ai përshkroi skenën si “një përvojë të fuqishme dhe shkatërruese”, ku një lumë i gjallë kthehet në një burim helmimi për natyrën. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për mungesën e mbikëqyrjes mjedisore dhe pasojat e ndotjes industriale në ekosistemet e mbrojtura.