FLASH :

Alarm shëndetësor: Bari artificial në kopshte mund të përhapë baktere vdekjeprurëse

Ekspertët kanë lëshuar një paralajmërim të fortë për rreziqet shëndetësore që vijnë nga bari artificial, gjithnjë e më i përhapur në kopshtet britanike. Ndryshe nga ç’besohet, bari sintetik kërkon mirëmbajtje të rregullt, pasi në temperatura të larta mund të kthehet në vatër bakteresh të rrezikshme, sidomos nëse përdoret nga kafshë shtëpiake për urinim apo jashtëqitje. Sipas një raporti të porositur nga Decking Superstore, mungesa e pastrimit të duhur mund të çojë në përhapjen e bakterieve si E. coli dhe salmonella, që shkaktojnë helmime të rënda ushqimore dhe probleme serioze si dëmtime të veshkave apo sëmundje të zorrëve.

Përveç rrezikut bakterial, disa raporte kanë paralajmëruar se bari artificial mund të përmbajë kimikate të rrezikshme si PFAS, të lidhura me defekte në lindje dhe kancer. Eksperti amerikan William Schaffner vë në dukje se ndonëse edhe bari natyral ka baktere nga dheu, problemi me barin artificial është që nuk “vetëpastron” dhe akumulon ndotje në sipërfaqe. Me përhapjen e këtij trendi të frymëzuar nga emisione si Love Island, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim për rrezikun e fshehur në kopshte në dukje të përsosura.