Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar përmes një postimi zyrtar në “Facebook” për zhdukjen e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në qytetin Zwickau. Sipas njoftimit, familjarët dhe autoritetet policore janë në kërkim të saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion të mundshëm mbi vendndodhjen e vajzës.
“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur. Familjarët dhe autoritetet janë në kërkim dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion ose që e ka parë së fundmi,” thuhet në apelin e ambasadës.
Ambasada i bën thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e dhënë. Autoritetet nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit për ta kthyer Artën të sigurt në familje sa më parë.







