Sirenat e alarmit për një sulm ajror të mundshëm u dëgjuan pasditen e sotme në Kiev, ndërsa në kryeqytetin ukrainas po qëndron për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Lajmi raportohet nga gazetarët e agjencisë AFP që ndodhen në terren.
Komanda ushtarake e Kievit u bëri thirrje qytetarëve që të strehohen menjëherë, për shkak të kërcënimit për një sulm me raketa balistike nga Rusia.
Alarmi u lëshua pak pas konferencës së përbashkët për shtyp mes Rutte dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.