Kreytari i bashkisë i ndjell vetes dënimin me 27 vjet burg!
Edhe pse ndodhet në qeli i hetuar për vepra të rënda korruptive dhe fshehje pasurie, kryetari i bashkisë së Tiranës, të cilit ia shkrun statuset e tij nga burgu stafi që ndodhet jashtë në liri, ka vazhduar të bëjë djalin e mirë dhe të japë garanci se ai nuk do të arratisej edhe nëse do të lihej në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje, duke dhënë si prova për këtë, faktin se është kthyer dy herë nga udhëtime jashtë vendit, në kohën kur po hetohej.
“unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?” – shkruhet në profilin e kryetarit të bashkisë në rrjetet sociale.
Gjithashtu ai shpreh edhe bindjen se do të kërkohet nga prokuroria, dënimi me 27 vite burg për të.
“Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare” – shkruhet nëprofilin e Veliajt.
Të gjitha këto vetë viktimizime të kryetarit të bashkisë, janë një mbrojtje e dobët ligjore. Në fakt, drejtësinë nuk e pengon asgjë, që në bazë të ligjit të ndalojë me “arrest me burg”, këdo për të cilin ka prova dhe dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër të rëndë penale, derisa të mblidhen të gjitha provat dhe ai të gjykohet.
Veliaj ndodhet brenda këtij afati të arsyeshëm të mbledhjes së provave të tija për t’u gjykuar, dhe nuk po qëndron në burg më gjatë se askush nga të ndaluarit për vjedhje të energjisë elektrike, apo të shoqëruarit për shitje zarzavatesh pa leje në Tiranë.