FLASH :

Aktorja amerikane arrestohet për mizori ndaj fëmijëve

Aktorja, këngëtarja dhe kompozitorja amerikane, Alix Lapri u arrestua në Georgia me akuzat për mizori ndaj fëmijëve të shkallës së tretë dhe prishje të rendit publik.

Lapri, e cila njihet për rolin e saj si Josefina Effie Morales në serialin “Power”, u arrestua më 18 gusht, por lajmi për këtë arriti në publik vetëm së fundmi.

Ajo u dërgua në burgun e Qarkut DeKalb, ku kaloi pak më shumë se 24 orë para se të lirohej më 19 gusht.

Sipas ligjit të Georgias, mizoria ndaj fëmijëve të shkallës së tretë konsiderohet kundërvajtje dhe përfshin lejimin e një fëmije nën moshën 18 vjeç për të qenë dëshmitar, për të parë ose për të dëgjuar një person të akuzuar për kryerjen e një krimi, sulmi fizik ose dhunës në familje.

E lindur në Kansas, Lapri e filloi karrierën e saj muzikore nga vitet ’90 dhe fillimi i viteve 2000.

Në vitin 2011, nënshkroi një kontratë me Crown World Entertainment dhe pas kësaj filloi aktrimin.

Luajti role në serialet “Reed Between the Lines” dhe “Standing Up”.

Njihet më së miri për rolin e saj në “Power”, i cili u bashkë-prodhua nga reperi 50 Cent.

Lapri u shfaq gjithashtu në vazhdimin e serialit, “Power Book II: Ghost”.