FLASH :

Aksion në Vlorë | Policia largon me karrotrec makinat e parkuara në hapësirat publike

Policia Bashkiake dhe forcat e rendit kanë ndërmarrë një aksion në qytetin e Vlorës për lirimin e hapësirave publike nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit në disa rrugë kryesore dhe zona të banuara, dhjetëra makina janë gjobitur dhe disa prej tyre janë larguar me karrotrec, pasi kishin zënë trotuare, hyrje pallatesh dhe zona të dedikuara për këmbësorët. Aksioni vjen si pjesë e një fushate për rivendosjen e rendit urban dhe lehtësimin e qarkullimit.