Aksident i rëndë në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Panaja
Rreth orës 04:25 minuta, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LY është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.
Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kamionçina, pasi nga përplasja është i bllokuar. Nga aksidenti, një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.