Një aksident zinxhir është shënuar pasditen e sotme në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Fier – Lushnje
Mes makinave të përfshira në aksident është dhe një autobot që transportonte çimento.
Aksidenti zinxhir ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa nga informacionet në vendngjarje 2 persona janë dërguar me plagë në spitalin e Lushnjes.