Aksident tragjik në Tiranë: 54-vjeçari humb jetën pasi u përplas me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga 27-vjeçari H. M. ka përplasur një biçiklist, shtetasin S. Xh., 54 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.