FLASH :

Aksident tragjik në Lepenicë: Nënë dhe dy fëmijët e saj në gjendje të rëndë pas rrëzimit të makinës në lumë

Sot rreth orës 10:40 në fshatin Lepenicë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor. Shtetasja A. A., rreth 35 vjeçe, duke drejtuar një automjet tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në lumë.

Në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, të cilët, bashkë me nënën, janë dërguar me urgjencë në spital. Burime nga mjekët bëjnë me dije se të tre ndodhen në sallën e operimit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më e rrezikuar paraqitet nëna, për shkak të dëmtimeve të shumta në pjesën e legenit dhe frakturave në trup të shkaktuara nga aksidenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.