FLASH :

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:10 të mesditës së sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku janë përfshirë tre automjete. Një kamion me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur fillimisht me një automjet të drejtuar nga shtetasi A. L., dhe më pas me një tjetër automjet, me drejtuese shtetasen A. H.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një person ende i paidentifikuar, i cili ndodhet i bllokuar brenda një prej autoveturave të aksidentuara. Ekipet e emergjencës po punojnë për ta nxjerrë trupin nga mjeti.

Ndërkohë, tre shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.