Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë shkollës “Ismail Qemali”, ku një automjet i ka prerë rrugën një motoçiklete, duke shkaktuar përplasjen mes tyre.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në bulevardin “Zhan D’ark”. Automjeti me drejtues shtetasin L.M. është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi J.I., me pasagjer shtetasin A.M.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre raportohet e stabilizuar, por hetimet vazhdojnë.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë.







