FLASH :

Aksident në Thumanë-Kashar, makina përplas për vdekje 73-vjeçarin (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Thumanë – Kashar.

Viktima 73-vjeçar identifikuar si Rexhep Tamizi ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i përplasjes është shpejtësia e madhe dhe ndërpreja e rrugës nga viktima.