FLASH :

Aksident në rrugën Sarandë–Delvinë, përplasen dy makina në Shijan – 4 të plagosur, mes tyre edhe drejtuesit

Një aksident rrugor i ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan, ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, përplasja ka ndodhur mes një automjeti tip Ford me targa AA240GE, drejtuar nga 64-vjeçari Leonard Begolli, dhe një Benz-i me targa AB896TC, në pronësi të 20-vjeçarit Alen Preçi.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar të dy drejtuesit si dhe dy pasagjere në mjetin Ford, shtetaset E. B., 54 vjeçe dhe N. B., 34 vjeçe. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Autoritetet bëjnë apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i mjeteve në rrugët nacionale është i shtuar.