Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Shqipëri-Kosovë ku janë përfshirë 5 automjete.
Përplasja ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, 4 kilometra pas daljes nga kufiri i Shqipërisë.
Një makinë u përplas fillimisht me një kamion Iveco, e më pas në aksident u përfshinë edhe automjetet e tjera.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar , por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtim.