FLASH :

Aksident në Luzni të Dibrës, plagosen rëndë burrë e grua – transportohen me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Luzni të Dibrës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur rëndë një çift bashkëshortësh. Hajri dhe Arta Çera ndodheshin në makinë kur mjeti humbi kontrollin gjatë një kthese dhe përfundoi jashtë rruge.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, një helikopter i urgjencës mjekësore ndërhyri për t’i transportuar të plagosurit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia dhe shërbimet mjekësore ndodhen në vendngjarje për hetime dhe ndihmë të mëtejshme.