FLASH :

Aksident në Lezhë-Shkodër, makina përfundon në arë

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin nacional Lezhë–Shkodër. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.

Aktualisht nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë, ndërsa policia pritet të japë detaje mbi shkaqet e ngjarjes.