Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës, në afërsi të gjykatës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.
Burime mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e saj është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.