Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen Nr. 1 të Durrësit, pranë murit të kalasë, ku një automjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një biçiklist rreth të pesëdhjetave.
I plagosuri, ende i paidentifikuar, ka pësuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit, ku ndodhet në sallën e kirurgjisë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.







