FLASH :

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, tre të lënduar në “Kryqëzimin e Vajkanit”

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gjithashtu zjarrfikësit, ambulanca dhe forcat e policisë.