FLASH :

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, dy të plagosur rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Gorre. Një mjet tip Benz me targa AA681KJ është përfshirë në aksident me një motomjet tip triçikël.

Nga aksidenti ka dy të plagosur rëndë të cilët janë transportuar në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë që po disiplinon dhe trafikun.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë një manovër e gabuar në parakalim.