FLASH :

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, furgoni përplaset me Benz-in

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në afërsi të Pishkashit, në aksin nacional Librazhd–Prrenjas.

Sipas pamjeve që kanë mbërritur në redaksi, në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një automjet tip Benz C-Class, të cilët janë përplasur në rrethana ende të paqarta.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mjeti tip Benz ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, dhe furgoni gjithashtu ka dëme të konsiderueshme në trupin anësor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes, ndërkohë që po punohet për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.