FLASH :

Aksident në aksin Fier–Patos, tre persona të plagosur pas përplasjes së fortë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar tre persona: drejtuesi i motorit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që ndodhej në motor.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe disiplinimin e trafikut.

Ky segment rrugor njihet për fluksin e lartë të automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, dhe shënon shpeshherë ngjarje të ngjashme, duke e kthyer atë në një zonë problematike për sigurinë rrugore.