Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish, ku një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, i cili ndodhej në gjendje të dehur, u përplas me një mjet bujqësor tip Zetor, drejtues i të cilit ishte Ani Hazizi.
Hazizi u plagos dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, duke marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje mbërritën policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të rregulluar trafikun. Aksi Fier–Berat njihet si një zonë e rrezikshme, ku aksidentet jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.








