FLASH :

Aksident me vdekje në Kosovë, raportohet për 1 viktimë dhe 4 të plagosur! Detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës në Kosovë.

Ambulanca Kosove

Mediat raportojnë se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, njofton policia e Kosovës.