FLASH :

Aksident në hyrje të Divjakës, plagoset rëndë motoristi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, pranë hyrjes së qytetit të Divjakës. Një automjet tip Benz, me targa AB 170 TG, ka goditur një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur gjatë një manovre parakalimi nga ana e makinës, e cila ka goditur ballorisht motoçikletën. Menjëherë pas ngjarjes, ambulanca që ndodhej pranë zonës e ka transportuar të plagosurin drejt spitalit të Lushnjes, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të marrë masa për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip Benz është shoqëruar nga uniformat blu për të dhënë shpjegime mbi dinamikën e aksidentit.
Më shumë detaje priten nga hetimet në vijim.

Pamje nga vendngjarja: