FLASH :

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të së marës në autostradën Milot-Morinë. Policia bën me dije se një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, 50 vjeç dhe pasagjeri, 35-vjeç.

Policia raporton:
”Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.”

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari me iniicale F.Gj. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.