FLASH :

Aksident i rëndë në aksin Fier–Ballsh: 15-vjeçari humb kontrollin, plagosen tre të mitur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier–Ballsh”, pranë fshatit Plyg. Një automjet i drejtuar nga një 15-vjeçar, banues në fshatin Mbyet, ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre të mitur – vetë drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë të tjerë, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, të gjithë nga i njëjti fshat. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Mbetet për t’u sqaruar se si një i mitur arriti të drejtonte një automjet pa leje drejtimi, ndërkohë që rasti ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë e prindërve dhe institucionet mbikëqyrëse.