FLASH :

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Porsche ‘fluturon’ nga rruga, aksidenton 4 makina të tjera! Lëndohet edhe shoferi (VIDEO)

Vlorë– Një makinë tip ‘Porsche’ ka ‘fluturuar’ paraditen e sotme në rrugën pranë paraburgimit në qytetin e Vlorës.

Burime për Report Tv informojnë se ka mbetur i plagosur shoferi, ndërsa po ashtu janë aksidentuar edhe makina të tjera.

Siç shihet e edhe nga pamjet e siguruara Porsche është përmbysur në një anë të rrugës, ndërkohë makinat e tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.