FLASH :

Aksident i frikshëm në autostradën Fier – Lushnje! Benzi përplas furgonin me pasagjerë, 2 rëndë

Një aksident i frikshëm, u shënua rreth orës 3.30 të mëngjesit të sotëm (14 qershor) në autostradën Fier – Lushnje në afërsi të vendit të njohur si pushimi i shoferit.

Një automjet tip Benz që dyshohet se po ecte me shpejtësi të madhe i ka rënë nga pas një furgoni udhëtarësh të udhëtonin drejt Rinasit.

Pas përplasjes Benzi ka thyerë barrierat e hekurta dhe është përfshirë nga flakët në anën tjetër të kanalit kullues përgjatë autostradës.
Fatmirësisht 4 personat që udhëtonin në Benz kanë arritur të dalin mirë nga makina.

Nga ana tjetër nga përplasja furgoni i udhëtarëve në të cilin udhëtonin 7 pasagjerë dhe drejtuesi i mjetit kanë përfunduar qindra metra larg.

Dy prej udhëtarëve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, informon gazetari i Syri Tv.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë” automjeti me drejtues shtetasin K. E., 24 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 55 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre pasagjerët e automjetit që drejtohej nga shtetasi D. T., shtetasi G. K., 68 vjeç, shtetasja S. J., 44 vjeçe dhe shtetasja O. K., 54 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, si pasojë e përplasjes, automjeti me drejtues shtetasin K. E., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.