FLASH :

Aksident i dyfishtë në rrugën e Kombit, një i plagosur

Nje aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I lënduari është dërguar në spitalin e Laçit për mjekim të specaliziuar. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore.

Pas aksidentit në këtë segment është krijuar trafik i rënduar në të dyja kahet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.