FLASH :

Aksident Fatal në Manchester, Policia Kërkon Shoferin e Kia-s

Policia në Manchester është në kërkim urgjent të një drejtuesi automjeti pas vdekjes tragjike të një djali 14-vjeçar, Jacob Calland, i cili u përplas nga një makinë ndërsa ishte duke udhëtuar me një e-scooter.

Ngjarja ka ndodhur në muajin mars në zonën Wythenshawe, ndërsa Jacob ishte së bashku me një mik. Ai u shtrua në kujdesin intensiv për tetë ditë, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve.

Ende nuk është bërë asnjë arrestim, por policia ka publikuar një imazh të një makine të dyshuar në kuadër të hetimeve. Bëhet fjalë për një Kia Venga e bardhë, model nga viti 2015 e tutje.

Sipas Greater Manchester Police, drejtuesi i mjetit nuk konsiderohet si i dyshuar, por hetuesit dëshirojnë të flasin me të për të ndihmuar hetimin.

Familja e Jacob ka bërë apel për drejtësi, ndërsa komuniteti lokal ka reaguar me trishtim dhe zemërim për humbjen e të miturit në rrethana ende të paqarta.